Ganiu nënshkruan marrëveshjet me Qeverinë, ja çfarë do të ndërtohet në komunën e Çairit

October 28, 2024
1 minut lexim

Shkup, 28 tetor – Sot në Qeveri nënshkrova marrëveshjet për disa projekte kapitale, që do të përmirësojnë infrastrukturën e ujësjellësit dhe kanalizimeve në disa nga vendbanimet më të rëndësishme të Çairit. Me mbështetje të Qeverisë, jemi duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë.

Projektet përfshijnë:

1. Rikonstruimin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në vendbanimin Dizhon
2. Rikonstruimin e ujësjellësit, ujërave të zeza fekale dhe atmosferike në vendbanimin Sauk Çeshmë
3. Rikonstruimin e ujësjellësit dhe kanalizimit në vendbanimin Sahat Kullë

Këto investime janë rezultat i mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe përkushtimit të Komunës së Çairit për të përmirësuar shërbimet bazike për qytetarët. Projektet pritet të nisin së shpejti dhe do të sjellin ndryshime të prekshme në përditshmërinë e banorëve të Çairit, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Shpreh mirënjohjen time ndaj Qeverisë për përkrahjen e dhënë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm që na ndihmon të realizojmë synimin tonë për një Çair më të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.

https://www.instagram.com/p/DBoUCVkszk4/

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Po mendon trajnerin që e duan të gjithë!

Story i radhës

Një i vdekur dhe dy të plagosur, zbardhet dinamika e aksidentit të 3-fishtë në aksin Lezhë-Laç

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë