Ganiu: Në Çair po mbjellim shpresë për një të ardhme më të pastër dhe të gjelbër

April 11, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të projektit “BE për ajër të pastër”, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë sot në një aktivitet simbolik në shkollën fillore “Liria”, së bashku me përfaqësues të UNOPS. Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian, ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet masave konkrete për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë këtij aktiviteti, në oborrin e shkollës “Liria” u mbollën 40 fidanë, duke e çuar në 80 numrin e përgjithshëm të pemëve të mbjella në kuadër të këtij projekti: 30 në parkun NATO dhe 10 në shkollën “Tefejuz”. Projekti përfshin gjithashtu investime në sisteme moderne të ngrohjes, transport të qëndrueshëm dhe krijimin e hapësirave të gjelbra urbane.

Kryetari Ganiu falënderoi drejtoreshën e shkollës “Liria”, znj. Teuta Idrizi, si dhe mësimdhënësit dhe nxënësit që kontribuan me entuziazëm në këtë nismë. “Bashkë po mbjellim më shumë se pemë – po mbjellim shpresë për një të ardhme më të gjelbër, më të pastër dhe më të shëndetshme për të gjithë”, theksoi ai.

https://www.facebook.com/share/p/16342HznxJ/

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit qytetar dhe përkushtimit të institucioneve lokale për të garantuar një ambient më të pastër për gjeneratat e ardhshme.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Instagram më fund do të ketë një aplikacion të dedikuar për iPad

Story i radhës

Liderët e VLEN-it takohen sonte, pritet të definojnë fatin e koalicionit

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 27 maj 2025

Dashi Përfitoni nga ambienti i ngrohte qe kane krijuar yjet ne jetën tuaj ne çift dhe dashurojuni ashtu si e ndjeni. Mos mendoni për askënd tjetër. Beqaret nuk do kënaqen me takime
sqmken
ShkoLartë