Ganiu mirëpret në takim flautisten nga Çairi, Sarana Ademi

January 24, 2022
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka pritur në takim flautisten Sarana Ademi.Ajo merret me flaut tani 25 vite dhe njihet për kontributin e saj për muzikën burimore shqipe, me qëllim ngritjen e nivelit artistik dhe ruajtjen e vlerave të kulturës dhe muzikës shqipe duke e sjellë atë me tingujt e flautës, e në këtë mënyrë duke u dhënë edhe shembull gjeneratave të tëra.

‘Çairi ka qenë dhe mbetet vendi i kultivimit të vlerave të mirëfillta kulturore. Aktivitet e kësaj jave i filluam pikërisht me takimin me flautisten nga Çairi, Sarana Ademi.
Sot Sarana ma dhuroi edhe albumin e saj të parë me përmbledhje të Serenatave korçare, me flaut dhe instrumente tjera, e ndër mbështetësit e këtij albumi ishte edhe Komuna e Çairit. Ndryshe, ajo njihet edhe si autore e librit të parë me vepra shqipe për flaut dhe piano të kompozuara nga Prof. Valton Beqiri- shkruan Ganiu .

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mitrevski: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Story i radhës

Mariçiq infektohet me koronavirus! Nuk do të jetë i pranishëm në Sofje

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë