Ganiu: E kthyem titullin pas 20 viteve në Çair, kjo është kënaqësi e madhe. FC Shkupi është krenaria e qytetit!
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka dërguar urimet më të përzemërta për udhëheqësinë, stafin e ekipit, të gjithë futbollistët dhe për “Shvercerat”, tifozerinë e flaktë të FC Shkupi për lojën e shkëlqyer dhe suksesin e arritur.
Ai për Open-TV deklaroi se është kënaqësi të kthehet titulli kampion në Cair pas 21 vitesh. Ganiu ka thënë se FC Shkupi është institucion dhe krenari e qytetit të Shkupit.
Ai ka premtuar se FC Shkupi këtu nuk do të ndalet.