Ganiu dhe Mexhiti vizituan Universitetin Bar-Ilan, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Izrael

🏫🎓 Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë ditës së sotme, bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti vizituan Universitetin Bar-Ilan, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Izrael.

Marketing

Me këtë rast realizuan takime të shumta, mes të cilave edhe me zëvendës-rektorin e Universiteti Bar-Ilan prof. Alrie Rajh, sekretaren akademike Dr. Shelly Levy Drummer, drejtorin e Qendrës për kërkime, prof. Alon Kornren.

“Nikoqirët na sqaruan se në këtë universitet ka 9 fakultete me 52 drejtime dhe 300 laboratorë, disa nga të cilat edhe kishim rastin ti vizitojmë sot, ndërsa siç na u tha, ky institucion akademik është partnerë aktiv në shkencën nacionale të Izraelit dhe nismat e teknologjisë.

Në Universitetin Bar-Ilan mes të tjerash studiohet Mjekësia, Inxhinieria, Drejtësia, Shkenca jetësore, Shkenca ekzakte, Shkenca Sociale, Edukim, Shkenca Humane, e kështu me radhë.
Ndërsa, duke marrë parasysh të gjitha këto fakte diskutuam edhe mbi vendosjen e një bashkëpunimi të mundshëm midis Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit Bar-Ilan të Izraelit”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Story i mëparshëm

Si lindi tradita e pemës së Krishtlindjes?! Ja historia e simbolit kryesor të festave të fundvitit

Story i radhës

Dyshime për përfshirjen në kolapsin e Terra, prokurorët Amerikanë hetojnë Sam Bankman-Fried

Të fundit nga