ganiu dhe mexhiti vizituan universitetin bar ilan nje nga institucionet kryesore te arsimit te larte ne izrael 63924bdb09421

Ganiu dhe Mexhiti vizituan Universitetin Bar-Ilan, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Izrael

December 8, 2022
1 minut lexim
FB IMG 1670531674847

🏫🎓 Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë ditës së sotme, bashkë me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër dhe deputetin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti vizituan Universitetin Bar-Ilan, një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Izrael.

Marketing

alpi royal

Me këtë rast realizuan takime të shumta, mes të cilave edhe me zëvendës-rektorin e Universiteti Bar-Ilan prof. Alrie Rajh, sekretaren akademike Dr. Shelly Levy Drummer, drejtorin e Qendrës për kërkime, prof. Alon Kornren.

“Nikoqirët na sqaruan se në këtë universitet ka 9 fakultete me 52 drejtime dhe 300 laboratorë, disa nga të cilat edhe kishim rastin ti vizitojmë sot, ndërsa siç na u tha, ky institucion akademik është partnerë aktiv në shkencën nacionale të Izraelit dhe nismat e teknologjisë.

Në Universitetin Bar-Ilan mes të tjerash studiohet Mjekësia, Inxhinieria, Drejtësia, Shkenca jetësore, Shkenca ekzakte, Shkenca Sociale, Edukim, Shkenca Humane, e kështu me radhë.
Ndërsa, duke marrë parasysh të gjitha këto fakte diskutuam edhe mbi vendosjen e një bashkëpunimi të mundshëm midis Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit Bar-Ilan të Izraelit”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
FB IMG 1670531674847

FB IMG 1670531669724

FB IMG 1670531667155

FB IMG 1670531661130

FB IMG 1670531658286

FB IMG 1670531654823

FB IMG 1670531651289

MARKETING

RENT A CAR

si lindi tradita e pemes se krishtlindjes ja historia e simbolit kryesor te festave te fundvitit 63924b28253fd
Story i mëparshëm

Si lindi tradita e pemës së Krishtlindjes?! Ja historia e simbolit kryesor të festave të fundvitit

dyshime per perfshirjen ne kolapsin e terra prokuroret amerikane hetojne sam bankman fried 63924c54040fa
Story i radhës

Dyshime për përfshirjen në kolapsin e Terra, prokurorët Amerikanë hetojnë Sam Bankman-Fried

Të fundit nga

ShkoLartë