ganiu arsimivlera e vertete dhe unike e nje kombi 62262d45bf92d

Ganiu: Arsimi,vlera e vërtetë dhe unike e një kombi

March 7, 2022
1 minut lexim
FB IMG 1646668515713

Në Komunën e Çairit sot u shënua një ndër datat më të rëndësishme dhe më të ndritshme të Arsimit shqip 7 Marsin – Ditën e mësuesit. Me këtë rast kreu i komunës Visar Ganiu potencoi se arsimi është vlera e vërtetë dhe unike e një kombi
Postimi i plotë: Arsimi-vlera e vërtetë dhe unike e një kombi, është fryma, ekzistenca, shtylla kryesore e tij. Peshën e kësaj vlere nuk mund ta barazojmë më asgjë tjetër më të çmueshme se Arsimi.

PR gif

Dhe ne sot në prezencë të veteranëve, mësuesve, punonjësve të arsimit, pensionistëve, ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ish-kryetarit të Komunës së Çairit dhe deputetin e zonës, Izet Mexhiti, deputeten dhe ish-drejtoreshën e shkollës “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhikun, shënuam një ndër datat më të rëndësishme dhe më të ndritshme të Arsimit shqip 7 Marsin – Ditën e mësuesit. Me këtë rast theksova se mësimdhënësit secilën ditë janë tejet të rëndësishëm për të gjithë ne, mirëpo sot në veçanti shënojmë këtë ditë për të përkujtuar rrugëtimin e arsimit shqip, për t’i ngritur sa më lart traditat dhe arritjet e shkollave, për të çmuar e të nderuar figurat e mësuesve dhe punonjësve të arsimit.

Thash se sot 135 vjet nga themelimi i mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, procesi edukativo-arsimor në Komunën e Çairit po zhvillohet përkitazi me standardet bashkëkohore me shumë rezultate të shkëlqyeshme të nxënësve nëpër gara vendore e ndërkombëtare dhe e gjithë kjo si rrjedhojë e punës së palodhshme të gjithsecilit prej mësimdhënësve dhe edukatorëve tanë.

Për në fund potencova edhe faktin se nëse drita e diturisë është më e ndritshmja, atëherë mësimdhënësit janë burimi i kësaj drite.

Në Manifestimin e sotëm u shpallën edhe 12 mësimdhënësit më të dalluar të Çairit, u nderuan 33 pensionistë, në mesin e të cilëve edhe ish-drejtori i SHFK “Jashar Bej Shkupi”, Muzafer Rexhepi, si dhe post mortem u nderua njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të arsimit në komunën tonë, ish-drejtori i SHFK “Vasil Gllavinov”, Qamuran Kuçi. FB IMG 1646668780311 https://www.facebook.com/100044097353170/posts/503337574479483/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vuciq me putin e nderkohe edi me aleksandrin 62262b618f46d
Story i mëparshëm

Vuçiq me Putin e ndërkohë Edi me Aleksandrin!

kulla rrezaton atdhedashuri 6226304ed0a15
Story i radhës

Kulla rrezaton atdhedashuri

Të fundit nga

Alonso kërkon rinovimin e Modric te Real Madridi

Trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Xabi Alonso, ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që t’i rinovojë kontratën e Luka Modricit. Mesfushorit kroat i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë