ganiu aplikuam me 5 projekte te reja synojme investime prej 8 5 milione euro per cairin 680b9ddf376e4

Ganiu: Aplikuam me 5 projekte të reja, synojmë investime prej 8.5 milionë euro për Çairin

April 25, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka bërë të ditur se janë dorëzuar me sukses 11 projekte infrastrukturore dhe se sot janë aplikuar edhe me 5 projekte të tjera në kuadër të fazës së dytë të aplikimit për vitin 2025, në përgjigje të thirrjes publike të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Ky proces është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të ekipit tonë profesional,” u shpreh Ganiu, duke theksuar bashkëpunimin dhe angazhimin për përgatitjen e projekteve.

Ai shtoi se komuna synon të dorëzojë edhe projekte të tjera deri në përfundim të afatit, me qëllim që të arrihet një shumë totale prej 8.5 milionë euro. Investimet e planifikuara përfshijnë sektorë kyç si ujësjellësi, kanalizimet, ndriçimi publik, rikonstruksioni i rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane në zona të rëndësishme të komunës.

Ganiu theksoi se përkushtimi i institucionit që ai drejton do të reflektohet në projekte konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe paralajmëroi vazhdimin e punës me të njëjtin ritëm për një Çair më modern dhe funksional.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

dy zakone te cifteve ne marredheniet me te gjata dhe me te lumtura sipas hulumtimit 680b99ab25e6f
Story i mëparshëm

Dy zakone të çifteve në marrëdhëniet më të gjata dhe më të lumtura, sipas hulumtimit

vrasja ne dyqanxhik mpb dy grupe jane perpleshur me arme ne bit pazar 680b9ddf378fa
Story i radhës

Vrasja në Dyqanxhik, MPB: Dy grupe janë përpleshur me armë në Bit Pazar

Të fundit nga

ShkoLartë