Ganimete Musliu: E kemi neglizhu Albin Kurtin si Hitlerin, sot po ia sheh sherrin krejt Kosova

July 12, 2023
1 minut lexim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se është bërë gabim që kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është neglizhuar në fillimet e tij.

Sipas saj, njësoj ishte neglizhuar edhe diktatori gjerman Adolf Hitler, të cilit ia pa sherrin e gjithë bota.

“Fatkeqësia më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje është që është udhëhequr nga Albin Kurti, Albin Kurtin të cilin e kemi neglizhuar të gjithë. E kemi neglizhuar edhe ne, e keni neglizhuar edhe ju analistët edhe mediat edhe qytetarët. Njerëzit si Albin Kurti nuk duhet të neglizhohen, njëjtë është neglizhuar në atë kohë edhe Hitleri e ja ka pa sherrin krejt bota. Dhe Albin Kurti është neglizhuar nga të gjithë dhe po ia sheh sot sherrin Kosova. Albin Kurti edhe në kohën e Rambujesë u kanë kundër. Edhe në bisedimet e Vjenës u kanë kundër”, u shpreh ajo në Tëvë 1.

Sipas Musliut, po t’i ndalet Kurtit paga e beneficionet, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Edhe për shpalljen e pavarësisë u kanë kundër. Kur krejt Kosova e bota kanë festuar, kur brenda muajit janë ba 100 njohje, Albin Kurti ende sot nuk ta pranon Kosovën. Ndalja pagën Albin Kurtit, nuk ta njeh Kosovën sot. Ta garantoj, Albin Kurtit ndalja pagën, ndalja luksin, ndalja beneficionet, nuk ta njeh sot pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës. Çfarë ka arrit Kurti me krejt këtë histori të veten, ka arrit që nga dikur për Kosovën që u fol si shtet në qarqet botërore, sot flitet për Kosovën temë. Sot Kosova nuk përmendet si shtet, përmendet si temë, si krizë”, ka thënë ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro?

Story i radhës

Bisseck, përforcimi i ri i Inter

Të fundit nga

ShkoLartë