Ganimete Abazi largohet nga Big Brother VIP Kosova

January 23, 2023
1 minut lexim

Në një televotim që është hapur ditën e sotme në Prime, banori/ja më pak e preferuar e publikut u tha se do të dilte nga Big Brother VIP Kosova.

Me këtë rast, Ganimete Abazi – Ganja ishte banorja më pak e votuar dhe që do të linte shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse qëndroi pak brenda.

Sidoqoftë, Ganja ka qenë më pasive në lojë dhe nuk është se ishte përfshirë shumë në debate.

Krahas kësaj, banori/ja më e preferuar e publikut u zgjodh këngëtarja e njohur, Gresa, e cila hyri në shtëpi në të njëjtën ditë me Ganen.

Sot në natën Prime në BBVK hyri aktori i njohur nga “Stupcat”, Vedat Bajrami.

Ai premtoi se do t’i dhurojë shumë shtëpisë dhe se do të sjellë harmoni ndërmjet banorëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, dy nxënës të vrarë në një sulm me armë në Ajova

Story i radhës

PSG-ja kalon në raundin tjetër në Kupën e Francës, shkëlqen Mbappe

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë