Gani Kosumi uron gazetën ‘Bota sot’: Uroj që të vazhdoni të jeni dritë ndriçuese për gazetarinë shqiptare 

1 minut lexim

Legjenda e gazetarisë sportive, Gani Kosumi, kontribues i madh në kohën e okupimit në gjeneratën e sakrificës dhe në rezistencë kundër regjimit serb, po ashtu asnjëherë nuk u ndal në vitet e pasluftës e deri me tash, duke kontribuar për sportin në përgjithësi, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.    

“I dashuri staf i Gazetës Kombëtare ‘Bota sot’, me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, dëshiroj t’ju uroj suksese të mëtejshme dhe arritje të shkëlqyera në çdo hap të rrugëtimit tuaj.

Punët tuaja të palodhura dhe përkushtimi ndaj informimit të publikut janë të pashoqe dhe të çmuara. Uroj që të vazhdoni të jeni dritë ndriçuese për gazetarinë shqiptare, duke sjellë gjithmonë lajme të sakta, të shpejta dhe të balancuara.

Gëzuar përvjetorin dhe suksese të pandalshme në të ardhmen!”, ka uruar Kosumi.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Komandanti i KFOR-it i shkon për vizitë Hysenit, flasin për sigurinë e dialogun

Story i radhës

Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Të fundit nga