Gangrena e rrugëve në Tiranë, Bashkia “harron” rrugët e lagjeve, banorët denoncojnë situatën

February 7, 2022
1 minut lexim

Kjo rrugë për kalimtarët është shumë e bezdisshme për faktin se trotuari është i prishur.

Për më tepër që rruga është shumë e frekuentuar pasi në njërin krah të saj ndodhet terminali i autobusëve të jugut dhe në krahun tjetër stacioni i urbanëve.

Banorët pranë Kthesës së Kamzës thonë se gjendja e kësaj rruge ngjason me ato të zonave rurale më shumë sesa me rrugët e  një kryeqyteti.

Përveç ngushtësisë së saj dhe trotuarit të prishur, vërehet dhe mungesa e sinjalistikës.

“Shumë problem është, shumë ngushtë. Vijat e bardha janë atje, trotuare nuk ka, dalje nuk ka.”

“Më keq se në fshat, turp. Unë vij nga fshati, malësia dhe është më mirë rruga atje se në mes të Tiranës.”

“Shumë keq janë rrugët kudo.”

Problemin më të madh e hasin të moshuarit, të cilëve u duhet ndihmë për të kaluar.

“Shumë problem, nuk ka trotuare dhe asgjë.”

“Me shoqërues kalojmë, na mbajnë përdore.”

Po aq problem është të kalosh me fëmijët me karrocë ose mjete të tjera.

Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj vijon të anashkalojë problemin e rrugëve të kryeqytetit pa marrë asnjë masë për to.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse është e dëmshme t’i detyroni fëmijët të mos qajnë kur rrëzohen

Story i radhës

Sot dhe nesër reshje shiu e bore

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë