“Gallup Internacional”: Qytetarët pesimistë për vitin 2023?!

min lexim

Në prag të vitit 2023, opinionit në mbarë globin mendon se bota duket shumë pak unike se sa vitet paraprake. Në nivel botëror kryeson pesimizmi, vërehet mungesa e prosperiteti ekonomik, kurse në rritje të lartë është edhe frika nga përdorimi i armëve bërthamore. Këto janë disa nga të dhënat e hulumtimit të asociacionit ndërkombëtar “Gallup International”. Në Maqedoninë e Veriut, duket si viti 2023 do të vijë me pesimizëm. 80% e të anketuarve presin që viti i ri të jetë më i keq apo i njëjti me këtë që po e lëmë pas. Ndërkohë, 57% presin vështirësi ekonomike.

Marketing

“Këto qëndrime e vazhdojnë trendin negativ për shpresat e prosperitetit ekonomik, që kishte nisur para disa viteve – në 2016 ishte shënuar pika e shkeljes dhe viti 2020 me pandeminë COVID-19 dukej se ishte viti me pritje më të këqija, pas krizës së vitit 2008.”, thonë nga “Gallup International”.

Në fund të vitit 2022, njerëzit gjithandej botës shohin rrezik të lartë nga përdorimi i armëve bërthamore. 38% të tjerë mendojnë se rreziku është mesatar, kurse vetëm 14% nuk shohin rreziqe. Njerëzit në Irak, Nigeri, Filipinë, Keni janë më të shqetësuar për mundësitë e përdorimit të armëve bërthamore. Lidhur me situatën e sigurisë, në RMV, 11% vlerësojnë se nuk ka rrezik nga përdorimi i armëve bërthamore, 27% se ka rrezik mesatar, kurse 58% vlerësojnë se ka rrezik të lartë.

“Perëndimi tashmë nuk është fole e optimizmit dhe prosperitetit. Shumë njerëz kuptojnë se lufta nuk është afër Evropës – lufta është në Evropë. Bashkësia Evropiane është projekt për paqe. Nëse do të mbijetojë në vitin 2023, është në pikëpyetje serioze.”, – ka thënë kryetari i “Gallup International”, Kanço Stojçev.

Siç tregojnë rezultatet, më optimistë për të ardhmen janë njerëzit në Nigeri, Pakistan, Kazakistan, Filipinë dhe Indi. Në fund të këtij viti, pesë vendet më pesimiste janë evropiane – Polonia, Republika Çeke, Serbia, Franca dhe Italia. Tradicionalisht Rusia është në anën pesimiste.

Në ShBA, nga ana tjetër, ka pasur një zhvendosje dramatike drejt pesimizmit në vitet e fundit. Hulumtimi “Fundi i Vitit” i “Gallup International”, tradicionalisht daton nga viti 1977 dhe zbatohet çdo vit. Këtë vit është zbatuar në 34 vende të botës ku janë intervistuar 35.664 persona. Në RMV është zbatuar nga BRIMA me 1.206 të anketuar të moshës mbi 15 vjeç, gjatë periudhës nga 1 deri më 19 dhjetor.

Story i mëparshëm

​Komuna e Deçanit mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Story i radhës

TSMC fillon prodhimin masiv të çipeve 3-nanometër

Të fundit nga