Galliani konfirmon shitjen e brazilianit

August 13, 2023
1 minut lexim

Carlos Augusto do të jetë lojtari i ri i Interit. Skuadër ku do të zëvendësojë gjermanin Robin Gosens, i cili do të transferohet tek Union Berlin.

24-vjeçari brazilian aktivizohet si anësor i majtë, teksa në raste të nevojshme bën edhe rolin e qendërmbrojtësit.

Në tri sezonet e fundit ka qenë pjesë e Monzës, skuadër me të cilën edicionin e kaluar zhvilloi një sezon super në Serie A.

“Gjithçka është mbyllur mes Interit dhe Carlos Augustos. Ishte dëshira e lojtarit të transferohej te zikaltrit. Dhe e meriton.

Për të interesoheshin edhe disa skuadra të tjera, por ai dëshiron të luajë në Champions League”, u shpreh Adriano Galliani, CEO i Monzës.

Dy klubet e Serie A arritën marrëveshjen mes tyre për huazimin e brazilianit tek Interi. Me detyrim blerjeje nga nënkampionët e Europës për 13 mln euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marrëveshja e Ohrit/ Fatmir Dehari kritikon ashpër BDI-në

Story i radhës

Një verë tjetër e humbur për industrinë e turizmit në Krime

Të fundit nga

ShkoLartë