Gradualisht Galaxy S23 Ultra po shndërrohet në telefonin që duhet të keni në konsideratë vitin e ardhshëm. Në vend që të ri-shpikë “rrotën” Samsung është kthyer pas në kohë për të parë çfarë e ka bërë këtë telefon ky që është sot.
Galaxy S22 Ultra dhe S21 Ultra u kritikuan për shkak të përmirësime të vogla që sollën në harduerin e kamerës. Sensorët tek të dytë telefonët ishin 108-megapiksel dhe pavarësisht se ndryshimet në prapaskena ishin të prekshme, sensorët ishin po ato për dy gjenerata.
Me Galaxy S2 Ultra raportohet se kompania do të përdorë një sensor 200-megapiksel i cili ende nuk është prezantuar. Është spekuluar se me këtë sensorë Samsung do të prodhojë imazhe 50-megapiksel duke kombinuar pikselët.
Por përdoruesit mund të zgjedhin të përdorin formatin e plotë 200-megapiksel ose 50-megapiksel RAW.
Një informator ka realizojë disa foto me një telefon që besohet se është Galaxy S23 Ultra dhe ta krahasojë atë me imazhet e kapura me kamerat e Galaxy S22 Ultra dhe Pixel 7 Pro.
Pixel 7 Pro
Galaxy S22 Ultra
Galaxy S23 Ultra
Në foto është një kungull dhe imazhet e prodhuara nga Galaxy S23 Ultra ka ndjeshëm m shumë detaje dhe që diferenca mund të shihet qartazi.
Vlen të theksohet se Galaxy S23 Ultra mund të mos jetë plotësisht i optimizuar për shkak se kemi të bëjmë me një model eksperimental.
Spekulohet se seritë e reja Galaxy S23 do të debutojnë në Shkurt të vitit të ardhshëm. /PCWorld Albanian