Jemi vetëm pak muaj larg nga debutimi i Samsung Galaxy S23, por si gjithmonë disa prej karakteristikave të smartfonit fillojnë të zbulohen përpara debutimit.
Së pari është raportuar se Galaxy S23 do të ketë një formë komunikimi satelitor. Lajmi vjen nga Korea dhe ETNews që thotë se Samsung është duke punuar me Iridium, një kompani satelitore globale, për të ofruar këtë funksionalitet në linjën Galaxy S23.
Ndërsa Iridium është i aftë të ofrojë shërbime të komunikimit me zë dhe data, Samsung raportohet se do të kufizojë funksionalitetin në vetëm mesazhe tekst dhe imazhe të vogla për shkak se ka arritur të implementojë vetëm një antenë të vogël.
Veçoria tjetër ka të bëjë vetëm me Galaxy S23 dhe është ekrani me ndriçim prej 2150 nits, mbase edhe më lart.
Aktualisht Galaxy S22 Ultra ka një ndriçim maksimal prej 2200 nits.
Aktualisht iPhone 14 Pro Max është smartfoni me ekran me ndriçimin më të lartë prej 2000 nits. Nëse ky informacion i fundit është i saktë, atëherë Samsung është drejt thyerjes së rekordit të ri të Apple.
Gjithashtu kompania Koreane po konkurron me Apple me komunikimin satelitor që është i disponueshëm në linjën iPhone 14. Pyetja është si do të konkurrojë implementimi i Samsung me atë të Apple? /PCWorld Albanian