galatasaray ka pesuar humbjen e trete 699a03854ce29

Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë

February 21, 2026
1 minut lexim

Pas 4 fitoreve rresht në Superligën turke dhe fitores së jashtëzakonshme në mesjavë në Champions League 5-2 ndaj Juventusit,

Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë për këtë sezon në kampionat, duke u mundur 2-0 në transfertën ndaj Konyaspor, e vlefshme për javën e 24-të.

Sfida u zhbllokua në minutën e 75-të, Adil Demirbağ shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe asistit me kokë që mori nga shoku i ekipit. Blaž Kramer dyfishon shifrat në minutën e 81-të, pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Enis Bardhi.

Konyaspor fiton 2-0 dhe merr 3 pikë të arta në garën për mbijetesë. Galatasaray mbetet në krye me 55 pikë, por mund të barazohet nesër nëse Fenerbahce fiton në shtëpi ndaj Kasimpasa. Megjithatë, mendja e Galatasaray është e gjitha në Torino, aty ku të mërkurën do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit për një biletë për 16 ekipet më të mira në Europë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a komunikoi me ish te fejuarin suanita zbulon detaje 6999fcf908178
Lajmi i mëparshëm

A komunikoi me ish të fejuarin – Suanita zbulon detaje

analiza nga cnn kater vjet me vone rusia ende po paguan per nje gabim fatal ne llogaritje ne ukraine 699a044a638f9
Lajmi i radhës

Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë

Të fundit nga

Njihuni me milionerin kërçovar në Zvicër (VIDEO)

Kërçovari Ngadhnjim Sadiku ka ndërtuar një nga historitë më të suksesshme të biznesit në diasporë, duke u bërë pronar i dhjetëra pompave të benzinës në Zvicër. Emisioni “N’Kosova Show” ka realizuar një
ShkoLartë