Transferimi i ri i Liverpoolit, Cody Gakpo ka zbuluar se kush bindi atë që t’i bashkohet skuadrës nga ‘Anfield’.
Gakpo thotë se ka qenë bashkëvendësi i tij, Virgil van Dijk që e ka bind atë që t’i bashkohet ‘The Reds’.
“Ne ditëve të fundit folëm shumë më të në telefon”, tha Gakpo.
“Ai më tha se kjo është lëvizje e duhur për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë një lojtar i madh. Ai më tha se Liverpool është klub i madh”, tha Gakpo.
“Gjithashtu jam i lumtur që ai është këtu, sepse ai mund të më ndihmojë në shumë gjera. Jam vërtet i lumtur që jam këtu”, theksoi reprezentuesi holandez.