Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Gaetz tërhiqet nga posti i prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së – Gazeta.mk

Gaetz tërhiqet nga posti i prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

min lexim

Matt Gaetz ka njoftuar se është tërhequr nga nominimi për postin e prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara.

Ai u nominua për këtë post nga republikani, Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

Gaetz tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të një hetimi federalë për trafikim të qenieve njerëzve për shfrytëzim seksual.

Republikani nga Florida e bëri këtë njoftim më 21 nëntor.

Njoftimi erdhi një ditë pasi ai u takua me senatorët në përpjekje për të fituar mbështetjen e tyre për konfirmimin që të udhëheqë Departamentin amerikan të Drejtësisë.

“Përderisa momentumi është i fuqishëm, është e qartë që konfirmimi im padrejtësisht do të ishte shpërqendrim nga puna kritike e tranzicionit të Trumpit dhe [nënpresidentit të zgjedhur amerikan, JD] Vance”, tha Gaetz në një deklaratë për media.

“Nuk ka kohë për të humbur në përplasjen e stërzgjatur në Uashington, prandaj unë tërheq emrin tim nga nominimi për të shërbyer si prokuror i Përgjithshëm”, tha ai.

Tërheqja e tij paraqet një goditje për përpjekjet e Trumpit për të vendosur në krye të departamenteve njerëzit e tij besnikë, teksa ai më 20 janar do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu, ky rast është sinjali i parë se Trumpi mund të përballet me rezistencë nga anëtarët e partisë së tij./REL

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

UEJL festoi 23 vjetorin e themelimit

Story i radhës

Ivana Knoll, muza e Kroacisë nuk përmbahet në rrjetet sociale, merr sërish vëmendjen e fansave

Të fundit nga