Gabriel Escobar mbërrin në Shqipëri/ Takohet me Varhelyi, zbardhen “diskutimi i nxehtë”

April 28, 2022
1 minut lexim

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku është takuar me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka zbardhur edhe “diskutimet e nxehta”.

Në fokus të diskutimit ka qenë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, ku sipas tyre lufta Rusi-Ukrainë e ka bërë këtë proces më urgjent.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent. Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian”, njofton ambasada.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Abazoviç kryeministër i Malit të Zi, Rama: Kush do ta kishte besuar, urime Dritan

Story i radhës

Antonio Guterres: Lufta bërthamore është e paimagjinueshme

Të fundit nga

ShkoLartë