Gabimi që bëni me pasqyrën kur hiqni vetullat

min lexim

Vetullat janë një nga tiparet më të spikatura të fytyrës së një personi për shkak të shumë funksioneve që kryejnë. Ato vënë në pah sytë, formësojnë fytyrën dhe luajnë një rol të fuqishëm në komunikim.

Pikërisht për këtë arsye, shumë gra dhe burra janë të kujdesshëm në mënyrën se si rregullojnë ato.

Disa kujdesen vetë në shtëpi e disa takojnë rregullisht estetistin e tyre të besuar për të rregulluar vetullat.

E për të gjithë ju që zgjidhni të rregulloni vetë vetullat në shtëpi, rëndësi të madhe ka edhe mënyra se si përdorni pasqyrën.

Nëse përdorni pasqyrën zmadhuese për të parë më mirë, mos e bëni më!

Është e pamundur të vëreni si duhet proporcionet e vetullës dhe fytyrës tuaj kur keni një pasqyrim aq të afërt. Mund të përfundoni duke prishur formën sepse thjesht nuk keni pamjen e duhur.

Një pasqyre zmadhuese nuk do ju duhet kurrë. Në vend të kësaj, përdorni një pasqyrë në mur ndërsa rregulloni vetullat, në mënyrë që të përqendroheni në të gjithë fytyrën menjëherë. Në fund të fundit, askush tjetër nuk do të shikoj fytyrën tuaj aq afër, kështu që pse duhet ju?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shokoi botën duke vrarë ish-kryeministrin, policia zbulon çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit

Story i radhës

Arba Hashani flet për përgatitjet me Kosovën U20 dhe gjasat e dardaneve

Të fundit nga