Gabimi më i madh në komunikim, sipas psikologut të Harvardit

February 7, 2022
min lexim

“Ka disa beteja në histori që janë humbur pikërisht për shkak të një komunikimi të zbrazët”, thotë profesor i psikologjisë në universitetin e Harvardit Steven Pinker.

Në vendet e sotme të punës ku bisedat e e-maileve dhe chateve janë kaq të zakonshme, më shumë se takimet personale, rreziku i keqinterpretimit është më prezent.

Dhe askush nuk është imun nga kjo.

Pinker, autor i shkrimit të manualit “The Sense of Style” thotë se pengesa kryesore për një komunikim të qartë është fenomeni i quajtur “mallkimi i dijes”.

Kjo shprehje në thelb do të thotë se “kur di diçka, është jashtëzakonisht e vështirë të dihet se çfarë është, sikur te tjeret të mos e dinë.”

“Vetë njohuritë tuaja duken aq të dukshme sa jeni të prirur të mendoni se dhe të tjerët e dinë gjithashtu”, thotë për CNBC Pinker.

Problemi me këtë është se ju keni më shumë gjasa të përdorni zhargonin që shumë njerëz nuk e kuptojnë, duke anashkaluar hapin e shpjegimit, duke ju çuar në diçka abstrakte se në shpjegimin me terma konkrete.

Por çfarë mund të bëni për të kapërcyer “mallkimin e dijes” në shkrimin dhe të folurin tuaj?

Këto janë sugjerimet e Pinker:

Zgjidhi fjalët me kujdes

“Një tjetër gjë për t’u mbajtur mend, është se fjalët vetë nuk janë pika e fundit e komunikimit.

Fjalët janë një në botë”, thotë Pinker.

Ju përdorni fjalët për të skicuar fotot mendore, për të përcjellë ide dhe për të krijuar histori.

Ja pse është e rëndësishme të zgjidhni fjalët, që do të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë ,atë që po përpiqeni të thoni.

Prandaj përpiquni të zëvendësoni zhargonin, idiomat dhe metaforat me fjalë të thjeshta, të shkurtra dhe të zakonshme me një shpjegim direkt.

Ndrysho me ashpërsi

Shpesh, pjesa më e rëndësishme e shkrimit është rishkrimi dhe Pinker rekomandon përpunim të përpiktë.

Kaloni disa hapa të fshirjes dhe rishkrimit me qëllimin e vetëm për ta bërë atë që shkruani sa më të qartë.

Për çdo fjali pyet: “A i përcjell të tjerëve kjo atë që dua të them?”

“A më duhet ta them më konkretisht?”, vijon psikologu.

Së fundmi, duke sqaruar mesazhin tuaj për të tjerët, të ndihmon të jesh më i qetë, më i suksesshëm në jetë dhe në punë, e veçanërisht kur e konsideroni alternativë: keqkuptimin.

“Nëse do të ketë më shumë vëmendje për të pastruar shkrimin dhe komunikimin, mund të sigurojmë efikasitet në biznes, edukim, qeverisje dhe frustrimet e jetës së përditshme”, përfundon Pinker.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marina identifikon praktikantin e SEAL që vdiq pas “Javës së Ferrit”

Story i radhës

Asensio: Jam shumë i lumtur, zhvilluam pjesën e dytë në mënyrë fenomenale

Të fundit nga

ShkoLartë