Moment zhgënjimi në shtëpinë e Liverpool-it pas një fillimi aspak të mirë në Premier League dhe humbjes së rëndë të pësuar në Champions League kundër Napoli-t.
Një situatë që, sipas El Pais, duket se ka shkaktuar shumë pakënaqësi mes drejtuesve të klubit, të cilët duket se ja vënë një pjesë të fajit pikërisht trajnerit.
Në veçanti flitet për një gabim që është bërë nga tekniku gjerman. Një gabim që mban një emër dhe një mbiemër:
Darwin Nunez. “Gabimi më i madh i Jurgen Klopp nga momenti që është ulur në stolin e Të Kuqve”, është ajo që ka shkruar media spanjolle.
Duket se është ky qëndrimi i klubit anglez që duket se ka kuptuar se ka gabuar duke e blerë sulmuesin për 100 milionë euro. Një investim që, deri tani, nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara pavarësisht se ka qenë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave për klubin.
Zbarkimi i futbollistit në Anfield, sipas El Pais, duket se konsiderohet njolla më e rëndë e Klopp nga momenti që ka marrë drejtimin e Të Kuqve.
Shpresa e tifozëve anglezë është që ky fillim të mund të jetë vetëm një parantezë e vogël i një rruge në rritje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.