Gabime materiale kundër Istogut, kundër Kastriotit, kundër Prishtinës!

min lexim

Komisionet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Komesari i Garave të FHK-së, duhet të mendojnë mirë  para ndeshjeve të rëndësishme, sepse kur mbaron loja, gjithçka është fund. 

Gabime materiale kundër klubit Istogu (femrat) në vitin 2021 pikërisht në finale, kundër Kastriotit meshkujt në vitin 2019 në finale, kundër Prishtinës mbrëmë në gjysmëfinale, pa llogaritur edhe ndeshjet tjera të viteve të kaluara, është e tepërt! Loja mbaroi, rezultati dihet! 

Nëse ndeshja vendoset të riluhet dy herë nga 5 minuta mes Prishtinës dhe Ferizajt, pse nuk u vendos për sfidën Vushtrria – Istogu, të riluhet, pse nuk u vendos të luhet ndeshja nga minuta kur ndodhi skandali në Pejë mes Besës dhe Kastriotit në vitin 2019. Ku ishte Komesari dhe ata zotërinj të federatës?

A menduan se këta skandale nuk do të përsëriten më?  E dhimbshme është se si u dëmtu Prishtina në duel me Ferizajn.

Nëse ndeshja riluhet Prishtina – Ferizaj dy herë nga 5 minuta, Istogu duhet të kërkojë drejtësi edhe me padi qoftë nevoja së bashku me Kastriotin, sepse mbeten pa titull, në bazë të ankesave të tyre. Prishtina u dëmtu rëndë, u pa botërisht mbrëmë.  

Turpi i madh, por më turp që aty kanë qenë figurat e FHK-së dhe nuk kanë reaguar që aksioni të rikthehet edhe një herë, por lejuan që të bëhet gjuajtja nga 9-shi! Për çfarë arsye nuk reagoi askush, të paktën t’i thotë gjyqtarëve, ndaloni, shikojeni kamerën në një farë forme si VAR?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona ka gjetur zëvëndësim

Story i radhës

Pse nuk i kujtojmë dot ëndrrat tona?

Të fundit nga