Futsal Karadaku “shkriu” Zhelezarecin

December 10, 2022
1 minut lexim

Futsal Karadaku nga Likova ka shënuar fitoren e pestë në kampionat, duke triumfuar ndaj Zhelezarecit nga Shkupi në terren të vet me rezultat të thellë 11-6, në takimin e javës së 11-të të ligës së parë në futsall, shkruan Open-TV.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Jasir Zekiri i cili ka shënuar plot gjashtë gola, duke qenë futsallisti më efikas në sfidën e sotme, ndërsa nga dy gola i realizuan Sami Alili dhe Shenur Neziri, një gol e shënoi Shujab Mustafi.

Për mysafirët nga Shkupi, katër gola i shënoi Bogoeski, kurse nga një Blazevski dhe Kajstorovski.

Pas kësaj fitore, Futsal Karadaku ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë, ndërsa Zhelezarec i shtati me 11 pikë.

Në ndeshjen e dytë që u zhvillua poashtu sot, Enhalon nga Struga dhe Kegi Mebi nga Velesi i ndanë pikët duke luajtur 5-5.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një i vdekur dhe disa të zhdukur pas një shpërthimi në Jersey

Story i radhës

Po vinte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret në Rinas 29-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë