Romeo Beckham shijoi disa orë me lojtaren e PSG-së Jordyn Huitema, vëllain e tij Cruz dhe të dashurën e tij Tana Treloar në Disney në Florida të martën.
Futbollistit, 19 vjeç, iu bashkua lojtarja e PSG-së, Jordyn, 21 vjeç, e cila u nda nga i dashuri i saj, ylli i Bayern Munichut, Alphonso Davies në maj, pas pesë vitesh lidhje. Jordyn që atëherë ka krijuar miqësi me Romeon, i cili ka treguar mbështetjen e tij duke ‘pëlqyer’ shumicën e postimeve të fundit të Jordyn në Instagram.
Romeo nuk ngurroi të postonte foto e video në Instagram. Jordyn ofroi gjithashtu një pasqyrë ntë udhëtimit të tyre ditor dhe postoi një video të Cruz dhe Tana së bashku përpara Kështjellës së Hirushes në Mbretërinë Magjike.
Romeo u nda nga e dashura e tij prej tre vitesh Mia Regan muajin e kaluar. Sipas ‘Daily Mail’ çifti u nda për shkak të presionit të pashmangshëm të shkaktuar nga oraret e tyre të punës, me Romeon që kalonte pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara ku po vazhdon karrierën si futbollist. Një burim i tha MailOnline: “Në thelb, marrëdhënia në distancë në moshat e tyre të reja pati ndikimin e saj. Romeo dhe Mia janë të dy të rinj të bukur, ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe familja Beckham e do Mian. Ajo po vazhdon të bashkëpunojë me Victoria Beckham përmes punës së saj, por fatkeqësisht Romeo dhe Mia nuk janë më bashkë”.
Romeo aktualisht është duke luajtur si mesfushor me ‘Inter Miami II’ me bazë në Florida – klubi ku babai i tij David Beckham është bashkëpronon – ndërsa Mia është kryesisht në Londër. Burimi shtoi: “Ai është i fokusuar te futbolli dhe jeton në Miami dhe ajo është në Britani të Madhe, duke punuar në karrierën e saj si modele dhe influencuese. Ndarja është miqësore. Dyshja ende mbështesin njëri-tjetrin në karrierën e tyre përkatëse dhe ajo së fundmi komentoi kur ai shënoi për klubin e tij. Futbollisti i ‘Inter Miami II’ ndante rregullisht foto me Mia-n në rrjetet sociale, por ndjekësit e tij nuk mund të mos vinin re se ata ishin zhdukur nga sytë e tyre përpara ndarjes.”
Në maj, Alphonso konfirmoi se është ndarë me Jordyn. Ish-çifti kanadez kishte qenë së bashku që nga shtatori 2017, pasi ata filluan të takoheshin në Kanada përpara se të transferoheshin në Evropë për të avancuar karrierën e tyre përkatëse. Dyshja ndanë së bashku një kanal në YouTube, i cili që atëherë është fshirë, së bashku me të gjitha fotot e tyre në rrjetet sociale.
Ylli kanadez gjithashtu ka mbrojtur Huitema-n mes akuzave se ajo e kishte tradhtuar, ndërsa konfirmoi se ato nuk janë më bashkë në një artikull. “Po Jordyn dhe unë kemi ndarë rrugët. Thashethemet për të nuk janë të vërteta. Ajo është një person i mirë, kam shumë respekt për të. I uroj asaj më të mirën dhe u kërkoj të gjithëve të respektojnë privatësinë tonë.”
Alphonso konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë të rinj dhe luajti një rol kyç në kualifikimin e Kanadasë për Kupën e Botës 2022 në Katar. Jordyn, e cila shpesh e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me mbrojtësin e Bayernit, është shfaqur si një yll më vete vitet e fundit dhe ka shijuar një tjetër sezon fantastik.
Sulmuesja ndihmoi Paris Saint-Germain të përfundonte i dyti në Divizionin 1 për Femra dhe të arrinte në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërkohë që ajo luajti gjithashtu në Kupën inauguruese Arnold Palmer për Kanadanë në shkurt. Ajo gjithashtu fitoi një medalje të artë olimpike me gratë kanadeze në Lojërat e Tokios,