Qazim Laçi është një nga liderët e Sparta Prague në Çekia.
Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë është herë pa here protagonist me gola dhe asiste për çekët, teksa së fundi është bërë protagonist jashtë fushës së lojës.
Kur skuadra e Sparta Pragës po bëhej gati të hypte në avion për të udhëtuar në transfertën holandeze, për të sfiduar Fejnordin, Laçi ka kaluar një situatë të sikletshme, por mjaft humoristike.
Mesfushori kuqezi po luante më një shok skuadra me topa bore nga shkallët e avionit dhe në një moment topi i gjuajtur prej tij “kërcet” në kokën e drejtorit të Sparta Pragës, Tomas Rozicki.
Një moment që shkaktoi shumë të qeshura, por Laçi u ndje në siklet dhe në momentin që ekipi u rehatua në aeropllan, drejtoi shkoi për të folur me të. Laçi i jep dorën drejtorit dhe i kërkon falje dhe sigurisht që Rozicki e ka kaluar me shumë sportivitet.
Burimi: botasot.info