Futbollisti Jasir Asani ka bërë një postim ditën e sotme në rrjetet sociale. “Mëngjarashi” i Kombëtares shqiptare ka sqaruar njëherë e mirë zërat që e lidhin atë me një largim nga Esteghlal i Iranit.
Ish-i i Partizanit shkruan se ka biseduar me trajnerin dhe do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund për të arritur suksese me skuadrën.
Gjithashtu bëri të ditur se do të qëndrojë te Estehlal dhe nuk ka ndërmend të shkojë në asnjë ekip tjetër, duke siguruar kështu tifozët.
Teksa ndër të tjera u ka kërkuar atyre që ta mbështetin sa më shumë të munden, për të besojnë te aftësitë e tij.
“Tifozë të dashur dhe besnikë të Esteghlalit, ditën që mora ofertën e Esteghlalit, ndjeva pasionin dhe entuziazmin tuaj, zgjodha këtë ekip me gjithë zemër për të qëndruar pranë jush dhe për të luftuar për suksesin.
Këto ditë kam dëgjuar thashetheme të ndryshme për largimin tim, por e vërteta është se kam folur me trajnerin dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit se do të luftojmë së bashku për qëllimet tona, përkrah jush dhe me mbështetjen tuaj.
Jam këtu për dashurinë dashurisë suaj dhe do të qëndroj me Esteghlalin derisa të arrijmë një sukses të madh. Nuk do shkoj askund.
Ju kërkoj vetëm të vazhdoni ta mbështesni ekipin, lojtarët dhe trajnerin tonë, i cili punon pa u lodhur dhe me pasion çdo ditë.
Besoni tek unë, së bashku do të kemi sukses.
Vetëm Esteghlal”, ka shkruar në postimin e tij në “Insta – Story”. Kujtojmë se Asani u bë pjesë e skuadrës iraniane në gusht të 2025. Gjatë kësaj periudhe ka luajtur në 24 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asistime.
Burimi: botasot.info


