PSG ka mposhtur sot me rezultatin 5:3 Juventusin në UEFA Youth League, që është ekuvalenti i Champions League-s për të rinjtë.
Protagonist në këtë takim ishte edhe një shqiptar.
Luis Hasa ka realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit.
Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 76, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.
Hasa është një lojtar me origjinë shqiptare, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren U19 të Italisë.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e tij kur të vijë momenti për të përzgjedhur Kombëtaren.