Futbollisti: Isha me djalin, një person ndërroi jetë para syve të mi

October 28, 2022
1 minut lexim

Pablo Mari përjetoi momente tmerri të enjten pasdite. Qendërmbrojtësi spanjoll i Monzës, u plagos me thikë nga një person me probleme mendore në një qendër tregtare në Milano, ngjarje në të cilën një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

29-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në shpinë. Ndërhyrja kirurgjikale ka dalë më sukses, teksa Pablo Mari do të rikthehet në dispozicion të ekipit të Serie A në vitin 2023. Në një prononcim për GDS, lojtari iberik tregoi se çfarë ndodhi.

“Pata fat, pasi pashë një person të vdekur përpara meje.

Unë isha me karrocën e fëmijës tim kur ndjeva një dhimbje torturuese në shpinë. Pastaj, ai njeri goditi një tjetër person me thikë në fyt, të cilin e pashë të vdiste përpara meje… “, deklaroi Pablo Mari.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Liga e Parë nis me derbi, Drita mund Vushtrrinë

Story i radhës

Gashi takoi përfaqësuesit e partisë boshnjake PAD – Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë