Futbollisti i njohur Agim Ibrahimi e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës në Fakultetin e Kulturës Fizike në UT
Agim Ibrahimi, krahas shumë sukseseve në fushën e blertë, së fundi biografinë e tij e ka pasuruar edhe me një “trofe” tjetër, që ka të bëjë me arritjen e tij në lëmin e arsimit dhe shkencës. Ditë më parë, në Fakultetin e Kulturës Fizike, futbollisti profesionist nga Tetova, Agim Ibrahimi, e ka mbrojtur punimin e magjistraturës, me temë: “ u i futbollit në klubet sportive”.
Komisioni përkatës, në përbërje: Prof. Dr. Vullnet Ameti – kryetar, Prof. Dr. Shpresa Memishi – anëtar dhe Prof. Dr. Metin Dalip – mentor, e ka vlerësuar lartë punimin e magjistraturës, përkatësisht kriteret që janë ndjekur dhe metodologjinë e punës kërkimore-shkencore.
Në këtë punim, Agim Ibrahimi e përshkruan në hollësi elementin e ut Sportiv. Mes tjerash, ai konsideron se sporti llogaritet një sektor ekonomik dhe fryma e tij nuk është amatorizmi siç është perceptuar më parë.
Në vlerësimin e Komisionit të lartpërmendur, ky punim shkencor ofron risi në këtë lëmi, dhe të gjitha këto pasqyrohen në kapitujt në e tij:
-Në kapitullin e parë (hyrjen), autori e përshkruan elementin e ut Sportiv. Mes tjerash, ai konsideron që sporti llogaritet si një sektor ekonomik dhe fryma e tij nuk është amatorizmi siç është perceptuar më parë.
-Në kapitullin e dytë, autori është marrë me un, gjegjësisht përkufizimin e tij të përgjithshëm – u është tërësia e veprimtarisë së përcaktimit të kërkesës për produktet e një ndërmarrje, paralajmërimit, reagimit, përgatitjes së produkteve dhe shërbimeve në mënyrën më efektive, përmbushjes së kërkesës dhe realizimit të fitimit në këtë proces.
-Kapitulli i tretë – u i sportit, autori në këtë kapitull flet për konceptin e industrisë sportive. I analizon të gjithë elementet e tij, gjithmonë duke iu referuar mostrës së tij të studimit. Sjell shembuj nga jeta praktike e kësaj disipline.
-Kapitulli i katërt u dedikohet – Praktikave të ut sportiv në Turqi, duke theksuar se shërbimet sportive duhet t’u lihen organizatave joqeveritare vullnetare, federatave sportive të formuara në mënyrë të pavarur nga administrata qendrore. Klubeve sportive që i formojnë, si dhe personave fizikë dhe juridikë.
-Kapitulli i pestë i dedikohet – Metodologjisë së hulumtimit, metodave dhe instrumenteve. Modeli i hulumtimit është një model kërkimor i mbështetur në analiza përshkruese (deskriptive) dhe analitike. Kryesisht është realizuar analizë e fenomenit nga aspekti sociologjik, i kërkimit të tregut dhe strategjive të ut të klubeve sportive.
-Në kapitullin e gjashtë dhe të fundit, është përmbledhur i gjithë punimi, ku thuhet se u sportiv është një fushë që fokusohet te sporti, një degë e industrisë së argëtimit, në të cilën miliarda njerëz janë të përfshirë duke iu ofruar produktet dhe shërbimet e veta konsumatorëve sportivë.
Mbrojtjen e punimit të magjistraturës komisioni e ka vlerësuar me notën maksimale dhe konstatoi se ky punim paraqet një kontribut thelbësor në zhvillimin e lëmit të kineziologjisë dhe afirmimin e shkencave sportive në përgjithësi.

Futbollisti i njohur Agim Ibrahimi e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës në Fakultetin e Kulturës Fizike në UT
Të fundit nga

Përfitimet që i sjell trupit, rënia nga pesha
Të gjithë e dimë se humbja e peshës është gjë e mirë, por a e dini sa e mirë është në të vërtetë humbja e peshës? Duke filluar nga memoria e deri te

Greva e “Pastrimit” vazhdoi edhe gjatë festës së Bajramit
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë kanë vazhduar protestën edhe gjatë festës së Bajramit. Ata po protestojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar zgjidhje për krizën financiare

Hakmarrja e Putin, rusët godasin edhe fëmijët e foshnjën një ditë e gjysmë
Pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Vladimir Putin do të hakmerret në Ukrainë, në fakt edhe po ndodh një gjë e tillë. Rusët kanë kryer gjatë natës sulme intensive

Koreja e Veriut goditet nga një ndërprerje e madhe e internetit
Interneti i Koresë së Veriut u godit nga një ndërprerje e madhe që zgjati disa orë të shtunën, duke ndërprerë lidhjen me faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet zyrtare të lajmeve

Abazi: Shqipëria të qëndrojë larg euforisë
Ish-futbollisti i kombëtares, Eduard Abazi flet për sfidën e sotme kundër Serbisë. Ai apelon për qetësi, vetëkontroll dhe përqendrim nga lojtarët, duke kërkuar që aspektin politik ta lënë mënjanë në këtë përballje.