Matias Akunja është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Ambato, Ekuador.
Lojtari uruguaian kishte ardhur në vend disa ditë më parë për t’iu bashkuar skuadrës dhe për të nisur përgatitjet e zakonshme parasezonale.
Lajmi dhe rrethanat tragjike të vdekjes tronditën mbarë komunitetin e futbollit dhe sipas gjetjeve fillestare, 32-vjeçari duket se ka kryer vetëvrasje.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi ndërsa menaxheri i tij konfirmoi për mediat uruguaiane se trupi i sulmuesit ishte gjetur në shtratin e dhomës ku ai po qëndronte.
Burimi: botasot.info