Futbollistet spanjolle i japin fund bojkotit, rikthehen në ekipin kombëtar

September 20, 2023
1 minut lexim

Dy nga futbollistet e ekipit kombëtar të Spanjës kanë vendosur që të mos kthehen më në ekipin kombëtar, derisa 21 të tjera janë pajtuar që ta përfundojnë bojkotin. 

Futbollistet e ekipit kombëtar bojkotuan ekipin kombëtar pas incidentit që ndodhi gjatë festimit të fitores në finalen e Kampionatit Botëror për femra kur presidenti i Federatës Spanjoll, Luis Rubiales e puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari shtetëror i Spanjës për sport Victor Francos.

Marrëveshja është arritur sot herët në mëngjes. Dy nga lojtaret e ekipit kanë vendosur që të tërhiqen nga ekipi.

Franco-s pas arritjes së marrëveshjes ka thënë se Federate spanjolle e futbollit është zotuar për ndryshime të menjëhershme dhe thelbësore.

Ekipi kombëtar i Spanjës, të premten do të luajë kundër Suedisë dhe më pas të martën kundër Zvicrës, në kuadër të garës së re të UEFA-s për futbollin e femrave, Ligës së Kombeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Promovohen tabletët, të shurdhërit do të marrin shërbime më të lehta në gjykata

Story i radhës

PE: Mali i Zi ka rrezikuar integrimin në BE për shkak të krizës politike

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë