Futbollistët e Nigerisë bojkotojnë ndeshjen kundër Libisë, u mbyllën në aeroport 12 orë pa ngrënë e pa pirë

min lexim

Futbollistët e kombëtares së Nigerisë i thanë JO, ndeshjes kundër Libisë.

Kjo pasi që ata ishin mbyllur për 12 orë në një nga aerportet e kësaj të fundit.

Ata kishin mbetur pa ngrënë dhe pa pirë për kaq kohë.

Aeroplani i futbollistëve nigerian, që barte me vete edhe yjet e Premier Leagues si Wilfred Ndidi i Leicesterit, dyshja e Nottingham Forest, Ola Aina dhe Taiwo Awoniyi dhe Alex Iwobi dhe Calvin Bassey i Fulhamit, do të duhej të ateronte në Bengazi, por kjo nuk ndodhi.

Aeroplani përfundimisht u ul në aeroportin e Al Albraq, rreth dy orë larg.

Futbollistët më pas postuan në rrjetet sociale, duke thënë se nuk kishte transport nga autoritetet libiane, nuk kishte ushqim dhe pije në dispozicion dhe porta e aeroportit ishte e mbyllur, për t’i lënë ata të bllokuar, shkruan gazeta Indenpendent.

Kjo ngjarje vjen pasi lojtarët libianë pretenduan se lojtarët e tyre u trajtuan keq në Nigeri përpara fitores 1-0 të Super Eagles gjatë fundjavës, por kjo gjë u mohua nga Federata Nigerane e Futbollit (NFF), e cila që atëherë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se do të bojkotojnë Ndeshja e së martës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Play Store po lehtëson instalimet e aplikacioneve me vetëm një buton

Story i radhës

Mozilla përditëson Firefox pasi zbulon një problem kritik sigurie

Të fundit nga