Futbollin maqedonas e mbulon turpi! Cak skuadra shqiptare

April 27, 2025
1 minut lexim

Pas gjithë asaj që ndodhi sot në Maxhari, në ndeshjen që u ndërpre nga Gostivari, edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë ka reaguar.

“Në ndeshjen e sotme të Ligës së Parë midis KF Gostivarit dhe Rabotniçkit, ishim dëshmitarë të një akti të turpshëm – një braktisjeje të vetëdijshme dhe të organizuar të fushës nga ana e ekipit të KF Gostivarit.

KF Gostivari e ka tradhtuar rëndë publikun e futbollit dhe lojën e ndershme.

Në vend që të luftonin në mënyrë sportive deri në fishkëllimën e fundit, KF Gostivari vendosi t’i shmangej realitetit dhe t’ia hidhte fajin për veprimet e tyre të dëshpëruara gjyqtarëve.

E vërteta është e dokumentuar: procesverbali zyrtar thotë se një përfaqësues i KF Gostivarit i njoftoi gjyqtarët paraprakisht se skuadra do të tërhiqej nëse rezultati nuk do të ishte në favorin e tyre”, reagon FFM.

Futbollin maqedonas e mbuloi turpi, pas Voskës, skuadra tjetër shqiptare në cak, Gostivari.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nisma e veteranëve të UÇK-së: Priten 82 nënshkrime kundër Speciales

Story i radhës

Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Rusia po përpiqet të mashtrojë Amerikën për ta zvarritur dhe më tej luftën

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë