Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës

Futbolli anglez është në zi për ndarjen nga jeta në moshën 83-vjeçare të ish-futbollistit të kombëtares, Xhorxh Kohen.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1966 me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, ishte një nga tre të mbijetuarit e fundit të 11-shes titullarë, së bashku me Bobi Çarltonin dhe Xhof Hërst.

Shkaqet e ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit nuk dihen ende, teksa priten përgjigjet e autopsisë.

Për këtë reagoi ish-klubi i tij Fulhemi dhe gjithashtu ‘Sir’ Xhof Hërst.

Klubi londinez shkruan: “Të gjithë në klubin e Fulhem janë të dëshpëruar për lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë një nga lojtarët tanë më të mëdhenj në histori, Xhorxh Kohen”.

“Shumë i trishtuar të dëgjoj që miku im dhe shoku im i skuadrës te Anglia, Xhorxh Kohen ka vdekur. Që të gjithë pa përjashtim, kanë thënë gjithmonë që Xhorxhi ishte një njeri i dashur. Ai do të na mungojë shumë. Ngushëllimet e mija më të përzemërta shkojnë për bashkëshorten e Xhorxhit, Dafnen dhe familjen e tij”, u shpreh Hërst.

Kohen u aktivizua vetëm për Fulhamin në karrierën e tij, për plot 13 vite dhe gjithashtu për Anglinë nga viti 1964 deri në 1967.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të rinjtë e LDK-së punojnë piktura për nder të shënimit të 33-vjetorit të themelimit

Story i radhës

Berisha komenton vizitën e Mitsotakis: Mund të shkojë në çdo zonë të Shqipërisë, por…

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez