Xhiroja e parë në Superligën A, femrat, është hapur me dy ndeshje tejet interesante, Feronikeli – Skenderaj dhe Fushë Kosova – Fer Volley.
Përballje fantastike ishte ajo mes Fushë Kosovës dhe Fer Volleyt, e cila përfundoi në të mirë të nikoqirëve me rezultat 3-2.
Fer Volley konsiderohej favorit në letër marrë parasysh paraqitjet impresive nga sezoni i kaluar, ku luajti në të gjitha finalet kompetitive në volejbollin kosovar, por investimet dhe lëvizjet e suksesshme të Fushë Kosovës gjatë afatit kalimtar, dolën të jenë kruciale në rezultatin përfundimtar.
Ishte ndeshje spektakolare dhe një ngazëllyese për gurmanët e volejbollit, derisa të dy ekipet luftuan fuqishëm për pikët e para këtë edicion.
Në fund, Fushë Kosova ngadhnjeu me rezultat 3-2.
Në takimin tjetër, Skenderaj triumfoi kundër ekipit nga Drenasi me rezultat 3-0, duke dominuar në dy setet e parë, me Skenderajn që rezistoi në setin e fundit por eventualisht u desh të pajtohej me disfatën.
Ndeshja mes Dritës dhe M-Technologie, e cila luhet të dielën me fillim nga ora 17:00, mbyll xhiron e parë në konkurrencën e femrave.