Fushë Arrëzi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, nënkryebashkiaku: Situata alarmante, radhë me mjete të bllokuara për disa km

January 20, 2024
1 minut lexim

Fushë Arrëzi ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës alarmante në të cilën ndodhet prej motit të keq.

Përmes një video-mesazhi, nënkryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Mikel Qafa reshjet e borës kanë arritur deri mbi një metër lartësi dhe zona ka thuajëse dy ditë pa energji elektrike.

Sipas Qafës, pavarësisht se janë marrë masa dhe po bëhet maksimumi, situata është tepër e vështirë për shkak të motit të keq.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë.

Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nesër dhe pasnesër liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup

Story i radhës

“Janë Ora-t këtu”, Rita me nënën dhe motrën e saj marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris

Të fundit nga

Vetëm një legjendë e Interit i afrohet

Dezire Doue ka qenë protagonisti absolut i finales të Ligës së Kampioneve, pasi shënoi dy gola dhe asistin për të parin e shënuar nga Hakimi, në suksesin 5-0 ndaj interit. Në paraqitje
sqmken
ShkoLartë