Me qëllim që të zhvillojë një qasje kritike ndaj informacionit tek qytetarët dhe luftuar lajmet e rreme, FactChecker Kosova nga dita e Hënë më datë 28 Mars 2022 do të organizojë në sheshin Zahir Pajaziti fushatën #IamaFactchecker nga ora 11:30.
FactChecker Kosova është një iniciativë e Cyber Security Privacy me mbështetjen e programit FLOSSK financuar nga SHBA, dhe synimi i këtij projekti është luftimi i Fake News & Dezinformimit, rritja e ndërgjegjësimit ndaj informacionit, promovimit të konsumit kritik mediave dhe përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në identifikimin e dezinformimit.
Aktualisht Kosova numëron mbi 300 portale ndërsa lexuesit ndikohen nga lajme në gjuhe Shqipe jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria dhe Maqedonia.
Zhvillimi i qasjes kritike ndaj informacionit krijon tek qytetarët siguri në konsumin e informacionit që qarkullon duke i pajisur me aftësinë për të identifikuar lajmet e rreme.
Duke vizituar FackChecker-ks.org, qytetarët do të informohen në lidhje me vërtetësinë e lajmeve apo përhapjen e dezinformimit. Në kuadër të fushatës #IamaFactchekcer, organizatorët do të ndajnë këshilla dhe udhëzime për identifikimin e lajmeve të rreme dhe ftojnë mediat, politikanë, shoqërinë civile dhe qytetarët të bëhen pjesë aktive e luftimit të dezinformimit.
Pjesë e fushatës do të jetë edhe fotografimi me sloganin #IamaFactchekcer dhe #Raporto.
Në vëmendjen e FackChecker Kosova do të jenë format jo tradicionale të medias, siç është media sociale e cila është forma dominuese e konsumit të informacionit tek qytetarët.
Implementimi i kësaj nisme ka filluar ma krijimin e një platforme uebi siç është fackchecker-ks.org dhe zhvillimin e mjeteve të nevojshme për raportimin e lajmeve të rreme nga qytetarët e Kosovës.
Gjatë fazës së dytë një fushatë vizive do të rrisë ndërgjegjësimin për identifikimin e lajmeve të rreme dhe si të raportoni burime të tilla keqinformuese.
Projekti do të përmbyllet me publikimin e një raporti në lidhje me të dhënat e grumbulluara gjatë periudhës së implementimit të FactChecker Kosova.
Analiza kritike e informacionit është një përgjigje kritike e cila forcon potencialin e të menduarit kritike duke analizuar marrëdhëniet mes medias dhe informacionit si dhe nxitur veprime për adresimin e informacionit të pavërtetë dhe të njëanshëm.
Lajmet e rreme, gënjeshtra dhe propagandë
Sfida e madhe sot e raportimit të lajmeve është forma e re e së vërtetës. E vërteta sot nuk është më monopol i autoriteteve por diktohet nga ato që e konsumojnë atë. Për çdo të vërtetë ka edhe një të pavërtetë dhe ngjashmëria mes tyre është ajo që shkakton konfuzion tek pjesa më e madhe e njerëzve.
Për ata që ndajnë lajme të montuara, mundësia për ti shpërndarë ato në median sociale do të thotë një mundësi për të gjeneruar të ardhura që vinë nga klikimet.
Informacioni përhapet në botë në pak sekonda dhe ka potencialin të arrijë miliarda njerëz. Por gjithashtu mund të refuzohet me një të klikuar. Ajo çfarë zgjedhim që të pëlqejmë apo ndërveprojmë, do të shfaqet akoma edhe më shumë në forma të ndryshme.
Vetë mediat sociale kanë ndërmarrë veprime nga Facebook tek Twitter ndërsa rrjetet po bëjnë përpjekje për të parandaluar shpërndarjen e lajmeve pa i lexuar ato.
Pikërisht këtu lindi nevoja për verifikuesit e fakteve si FactCheck Kosova që kanë për qëllim reduktimin e besimeve të gënjeshtërta, dezinformimin dhe prodhuar qasje kritike ndaj informacionit.
Përmes informacionit mediatik dhe programeve të shkrim-leximit, kontrolluesit e fakteve trajnojnë drejtpërdrejt të tjerët në teknikat e identifikimit dhe sfidimit të dezinformimit. Mësuesit, bibliotekat dhe mediat lokale janë partnerë të natyrshëm që mund të ndihmojnë në edukimin e audiencës në masë dhe kështu të shumëfishojnë ndikimin e punës së verifikimit të fakteve.
Mirëpresim mediat që të mbulojnë ketë aktivitet shume te rëndësishëm në luftimin e Dezinformonit!