Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u është drejtuar fansave të tij se ka nisur zyrtarisht përgatitjen për duelin e 23 prillit ndaj patriotit të tij Dillian Whyte. Ai do të qëndrojë për 8 javë larg familjes së tij për të përgatitur këtë sfidë.
Jo vetëm kaq, por ai do të nisë një “blackout” në rrjetet sociale për t’u fokusuar 100% te dueli. Ai u kërkon fansave të respektojnë privatësinë e tij, duke u kërkuar që të mos e telefonojnë, shkruajnë apo t’i dërgojnë mesazhe gjatë fazës përgatitore..
“Do t’i jap Dillian respektin që meriton, duke u stërvitur fort në këtë fazë përgatitore. Nuk kam nënvlerësuar askënd në karrierën time dhe nuk do të nënvlerësoj as Whyte. Ai vjen si sfidanti im kryesor”, tha Fury.
“Bashkë me fansat e mi do të shihemi vetëm në konferecën pë shtyp. Uroj të keni një periudhë fantastike”, u shpreh më tej Tyson Fury, i pamposhtur në ring (31 fitore, 1 barazim).