Furnizonte klinika dhe laboratore dentare me produkte të kontrabanduara, arrestohet 64 vjeçari

November 5, 2022
1 minut lexim

Një 64-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, në operacionin e koduar “Dentar”, pasi akuzohet se furnizonte klinika dhe laboratore dentare, me produkte dhe materiale të dyshuara të kontrabanduara.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Rrugën e Bogdanëve, automjetin me drejtues shtetasin V. H.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, produkte dhe materiale të ndryshme dentare, të dyshuara të kontrabanduara, me të cilat ky shtetas furnizonte klinika dhe laboratore dentare, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Wolves zyrtarizon trajnerin e ri

Story i radhës

Mediat shpalosin arsyet e tërheqjes

Të fundit nga

ShkoLartë