Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, ka këmbëngulur se klubi dëshiron të shkojë deri në fund dhe të fitojë Ligën e Evropës pas shortit të play-off-it të raundit eliminator të hënën në mëngjes.
Kuqezinjtë do të përballen me skuadrën e Ligue 1, Stade Rennais në dy ndeshje, duke filluar nga mesi i shkurtit, raporton Football-italia.net.
Milani ishte kualifikuar në kompeticionin dytësor të Evropës pasi përfundoi i treti në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve, i cili përmbante Borussia Dortmundin dhe Paris Saint-Germainin e suksesshëm, si dhe Newcastle, të cilin Milani e mundi 2-1 në ndeshjen e fundit të grupeve.
Furlaini, duke folur me gazetarët në selinë e Lega Serie A pas shortit të hënën, tha se ndihej “indiferent” për kundërshtarët e ardhshëm të Milanit.
“Nëse duam të fitojmë Ligën e Evropës, kushdo do të ishte mirë. Ne duhet të jemi gati të përballemi me të gjithë”, deklaroi ai.