WhatsApp ditën e sotme lançoi disa veçori të reja privatësie përfshirë një opsion për bllokimin e statusit online.
Qëllimi përditësimit të funidt është ta bëjë WhatsApp më privat dhe të sigurte sa edhe bisedat ballë përballë.
Funksionaliteti i ri bën të mundur dërgimin e mesazheve ndërsa dukeni sikur jeni offline. Aplikacioni sjell një nivel tjetër privatësie mbi statusin “Last Seen” ku përdoruesit mund ta aplikojnë sipas kontakteve specifike.
Ju mund të zgjidhni se cilat kontakte mund të shohin statusin tuaj online dhe kush jo. Funksionaliteti do të i disponueshëm për përdoruesit në desktop dhe mobile drejt fundit të muajit.
WhatsApp po teston edhe bllokimin e screenshot për mesazhet të cilat fshihen pas shikohen njëherë. Vitin e kaluar Meta tha se përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm me këto mesazhe sepse atyre mund tu bëhen screenshot pavarësisht se fshihen pas një afati kohor.
Gjithashtu përdoruesit tashmë mund të largohen nga grupet në mënyrë private ndërsa deri më sot të gjithëve ju shkonte një njoftim. /PCWorld Albanian