​Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, Sallahu: Mundësi për të rritur efikasitetin

November 7, 2024
min lexim

Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale tash e një kohë është vlerësuar se ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme, derisa shihet si një mundësi për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor në trajtimin e çështjeve komerciale dhe të biznesit. Në konferencën vjetore të drejtësisë komerciale “Drejtësia dhe Biznesi: Një partneritet i nevojshëm për zhvillimin e Drejtësisë Komerciale”, u theksua se me një sistem gjyqësor të drejtë, Kosova mund të jetë konkurruese në skenën rajonale e ndërkombëtare.

Kjo konferencë e cila ishte organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka vënë në dukje vështirësitë e bizneseve për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të gjyqtareve të specializuar për trajtimin e procedurave komplekse.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka theksuar se një proces gjyqësor efikas dhe transparent është i rëndësishëm jo vetëm për tërheqjen e investimeve, por edhe për ndërtimin e besimit në sistemin e përgjithshëm.

“Jemi bashkë për të dëshmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e sistemit të drejtësisë komerciale të Kosovës, i cili është thelbësor për një mjedis biznesi elastik dhe i cili mundëson lulëzimin e bizneseve. Një proces gjyqësor i drejtë, efikas dhe transparent është i rëndësishëm jo vetëm për tërheqjen e investimeve, por edhe për ndërtimin e besimit në sistemin e përgjithshëm e padyshim edhe për rritjen e gjithmbarshme ekonomike të vendit, ashtu që Kosova të mund të jetë konkurruese në skenën rajonale e ndërkombëtare”, tha Zeka.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se për një periudhë të gjatë sektorët e bizneseve janë përballur me vonesa dhe vështirësi në sistemin gjyqësor, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në aftësitë e tyre për të operuar në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Derisa, ka shtuar se në këtë drejtim funksionalizimi i Gjykatës Komerciale ka pasur një rendësi të jashtëzakonshme, si një mundësi për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor në trajtimin e çështjeve komerciale dhe të biznesi.

“Për një periudhë të gjatë sektorët e bizneseve ato të vogla dhe ashtu edhe ato të mëdha janë përballur me vonesa dhe vështirësi në sistemin gjyqësor, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në aftësitë e tyre për të operuar në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Problemi ka qenë kryesisht mungesa e numrit të mjaftueshëm të gjyqtarëve të specializuar si dhe mungesa e burimeve të duhura për trajtimin e procedurave komplekse. Kjo ka krijuar një ngarkesë të panevojshme për bizneset të cilat shpesh kanë hasur vështirësi për të marrë vendime të shpejta dhe për të adresuar mosmarrëveshjet me shpejtësi dhe efikasitet. Prandaj, funksionalizimi i Gjykatës Komerciale ka pasur një rendësi të jashtëzakonshme, kjo gjykatë nuk është thjesht një strukturë e re, por, një mundësi për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit gjyqësor në trajtimin e çështjeve komerciale dhe të biznesit”, tha Sallahu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LDK-ja çon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik

Story i radhës

Do të bëhet sërish Zonja e Parë e SHBA, ndryshimi drastik i Melania Trump ndër vite

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë