Funksionaliteti i ri për telefonët Samsung fsheh të dhënat tuaja nga teknikët e riparimit

min lexim

Me histori hakerësh të cilët shesin informacionet personale të përdoruesve në forume të cilat po bëhen më të shpeshta vitet e fundit, të çosh telefonin për riparim ska qenë asnjëherë më shqetësuese.

Po mund të formatoni plotësisht telefonin duke fshirë çdo gjë, por duhet të kaloni nëpër të njëjtën procedurë të rikonfigurimit dhe instalimit të aplikacioneve nga e para.

Samsung ka gjetur një zgjidhje përmes një funksioni të quajtur “Repair Mode.” Sipas kompanisë Koreane përdoruesit mund të aktivizojnë modalitetin e ri nën “Battery and Device Care” në Settings.

Kompania nuk shpjegoi teknologjinë pas funksionalitetit por kur është aktivizuar, do të fshehë të gjitha informacionet personale përfshirë fotot, mesazhet dhe llogaritë e hapura nëpër aplikacione.

Vetëm pajisja me aplikacionet e instaluara nga fabrika do të jenë të disponueshme për teknikun. Për të rifituar aksesin në të dhëna, përdoruesit thjeshtë mund të çaktivizojnë “Repair Mode” me shenjën e gishtit apo pattern e përdorur për të verifikuar identitetin.

Ende funksionaliteti nuk është i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut dhe vetëm për Galaxy S21. Megjithatë kompania tha se do ta bëjë të disponueshëm për më shumë modele dhe vende të botës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas mbylljes së gjatë të pandemisë

Story i radhës

Një agjendë urgjente në psikologjinë politike të një “personalitet autoritar”

Të fundit nga