Fundosja e anijes kryesore ruse, reagon SHBA

April 14, 2022
1 minut lexim

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke folur për fundosjen e luftanijes ruse “Moskva”, ka thënë se saga e kësaj ngjarjeje ka shpalosur një goditje të rëndë ndaj Rusisë.

Ndonëse disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur vërtet me anijen, Sullivan ka thënë se Rusia ka rënë në një pozicion të vështirë, ku është detyruar të pranojë ose paaftësinë ose që është gjendur nën një sulm.

“Dhe asnjëra prej tyre nuk është një tregim i mirë për Rusinë”, ka thënë Sullivan, raporton The Guardian.

Rusia thotë se një zjarr shpërtheu në anije, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve në bord. Në anën tjetër, Ukraina thotë se goditi anijen me raketa dhe më vonë tha se është fundosur si pasojë e sulmeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OKB: Miliona njerëz me aftësi të kufizuara në Ukrainë në rrezik

Story i radhës

A provojnë deklaratat e Bashës një bashkëpunim të fshehtë me Ramën? Nesho habit me deklaratën

Të fundit nga

ShkoLartë