Është fundosur sot një anije peshkimi në Portin e Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat shqiptare, ku thuhet se anija është fundosur në orët e para të mëngjesit.
Sipas peshkatarëve, anija qëndronte e ankoruar prej disa muajsh në port, ndërsa paraditen e sotme mjeti lundrues nisi të nxirret në sipërfaqe.