Fundjavë vdekjeprurëse në Gaza! UNICEF: 50 fëmijë janë vrarë në 48 orët e fundit

November 3, 2024
1 minut lexim

Mbi 50 fëmijë dyshohen se janë vrarë në Gaza mes dhunës së intensifikuar, ndërsa fushata e vaksinimit për poliomielitin, e rifilluar së fundmi në Gazën veriore, po përballet me ndërprerje për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Në 48 orët e fundit, mbi 50 fëmijë raportohet se janë vrarë në Jabalia, në veri të Gazës, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha të dielën se sulmet kanë shënjestruar dy ndërtesa banimi, duke strehuar qindra njerëz në 2 ditët e fundit. “Kjo ka qenë tashmë një fundjavë vdekjeprurëse e sulmeve në Gazën e Veriut,” tha Russell në një deklaratë.

Zyrtarët palestinezë kanë raportuar gjithashtu se një sulm izraelit me dron goditi një klinikë në rajon, ku fëmijët po vaksinoheshin kundër poliomielitit, duke plagosur gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipja nuk po heq dorë nga “Big Brother Vip Kosova”

Story i radhës

Nëna e Kevinit për raportin e tij me Anën: Ajo nuk e respektonte

Të fundit nga

ShkoLartë