Fundjavë e zgjatur, në Greqi janë nisur 12.394 shtetas të Maqedonisë

1 minut lexim

Një ditë më parë dhe dje, turma të mëdha janë vërejtur në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë. Sipas pamjeve nga videokamera e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, bien në sy kolonat e automjeteve që prisnin të largoheshin nga shteti.

Në Tabanovcë është pritur për të hyrë në vend, i cili për turistët serbë është vend transit drejt Greqisë.

Sipas MPB-së, nga ora 10:00 pardje deri në orën 10:00 të ditës së djeshme, për hyrje në Maqedoni në Bogorodicë kanë aplikuar gjithsej 3.444 pasagjerë.

Për dalje nga Maqedonia kanë aplikuar gjithsej 12.394 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve me leje hyrje-dalje është 15.838.

Një numër i madh qytetarësh nga Serbia dhe Maqedonia shfrytëzojnë fundjavën e zgjatur për të vizituar plazhet në Greqinë fqinje. Sipas njoftimeve, në pikat kufitare pritet të ketë mbingarkesë të dielën, kur të gjithë të larguarit do të kthehen në vend.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Kusari-Lila: Nuk ka shpërndarje të Kuvendit pa dakordim edhe të këtyre dy partive

Story i radhës

G7 synon të përdorë asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Të fundit nga