Fundjava me temperatura vere në Shqipëri

min lexim

Shtatori ka nisur me temperature të larta në Shqipëri. Sipas meteorologes Lajda Porja fundjava do të jetë e nxehtë dhe me temperatura tipike vere edhe pse zyrtarisht tashmë ndodhemi në stinën e vjeshtës.

Sipas të dhënave të gjithë ato që akoma kanë dëshirë për të kaluar një fundjave në plazh, kjo është e duhura pasi temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë.

“Fundjave e kthjellët dhe me temperature të larta. Një fundjavë tipike vere edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë. Në zonat bregdetare dhe të ulëta do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve me vranësira të lehta do të shfaqen vetëm pasdite, edhe zonat malore do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Termometri do të shënojë minimalen 13 gradë dhe maksimalja në 28 gradë ndërsa në zonat e ulëta minimalja me 18 gradë dhe minimalja deri në 34 gradë”, ka thënë Porja për ABC News.

Ndërkohë sa I përket rajonit ajo ka theksuar se edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të jenë të larta dhe nën mbizotërimin e motit të kthjellët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja dakordohet për të lejuar vendosjen e Frontex-it në Shqipëri

Story i radhës

“Zonja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, Blerta Deliu e padit ministren Haxhiu për shpifje

Të fundit nga